Page 30 - Demo
P. 30
28EksperimentHAPI 1Merrni një orë të saktë ose kronometër. Provoni të mbani frymën dhe shënoni sa sekonda keni mbajtur frymën.HAPI 2Përpiquni që për dy minuta të ngjitni dhe zbritni shkallën pa u ndalur, rreth 80 herë. Sapo të përfundoni, lëshoni orën ose kronometrin dhe mbajeni frymën. Shënoni sa sekonda keni mundur të mbani frymën.HAPI 3Pas disa minutave pushim, bëni një ushtrim. Uluni diku. Merrni frymë thellë dhe shpejt për rreth 3 minuta (afërsisht 20-25 frymëmarrje në minutë). Frymëmarrjet duhet të jenë sa më të thella. Pas 3 minutash, lëshoni orën ose kronometrin dhe mbajeni frymën. Shënoni rezultatin.Aktiviteti Koha në sekondaNë qetësiAktivitet fizik i shtuar (shkallët)Mbiventilim i mushkërisëDiskutoni me mësuesin/en përse rezultatet që morët në tri aktivitete të ndryshme dallojnë kaq shumë. Çfarë ndodh me oksigjenin që thithët gjatë këtyre tri aktiviteteve?

