Page 43 - Demo
P. 43
41Anatomia e “shijes”1.34 Organet e tjera shqisoreEksperimentHAPI 1Përgatitni lëngje me fruta të ndryshme (mollë, banane, dardhë, kumbull, qershi etj.) Hidhini lëngjet në gota jotransparente dhe pa shenja identifikuese.HAPI 2 Kërkojini një personi të familjes t’i mbyllë sytë me shami dhe të vendosë një kapëse në hundë. Më pas, jepini me radhë gotat për të shijuar lëngjet. Pas secilit shijim, kërkoni nga personi të thotë menjëherë llojin e frutës nga e cila është bërë lëngu. Mbani shënim përgjigjet.HAPI 3Llogaritni përqindjen e përgjigjeve të sakta në raport me përgjigjet e gabuara. Për të pasur saktësi më të madhe në këtë eksperiment, ju duhen më shumë se tre persona që të testohen.

