Page 48 - Demo
P. 48
467. Qelizat burimore embrionale:a) janë qeliza të specializuara;b) janë qeliza në embrionin e hershëm;c) janë qeliza të paafta për të prodhuar qeliza të tjera;d) janë qeliza me një funksion të caktuar.8. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)?- Qelizat e ndryshme në trupin e njeriut quhen ndryshe gamete.- Te njeriu, qeliza vezë ka 23 kromozome.- Procesi i bashkimit të gameteve të kundërta quhet fekondim.- Gametet janë qeliza diploide.- Prodhimi i gameteve realizohet me ndarje me mitozë.- Në embrion, kur qelizat specializohen për një funksion të caktuar, ato diferencohen.9. Plotësoni fjalitë e mëposhtme.Një qelizë, e cila ka numrin e plotë të kromozomeve, me të dyja grupet të plotësuara quhet _____________________. Qelizat në embrionin e hershëm, para se të fillojnë të diferencohen në tipa të ndryshëm, quhen qeliza _____________________. Kur veza dhe spermatozoidi shkrihen së bashku gjatë fekondimit formohet ________, e cila përmban ____________kromozome. Këto kromozome në një qelizë të zakonshme të njeriut janë _________________. Për secilin lloj ka dy kromozome, pasi në qelizë ka ____________ grupe kromozomesh.

