Page 10 - Demo
P. 10


                                    81 Shpjegimi që përmbledh një hipotezë apo disa hipoteza, për të cilat njerëz të ndryshëm kanë kryer teste të përsëritura disa herë, quhet___________________.2 Në librin Kimia 7, është vërtetuar si e saktë hipoteza se uji i njelmët ka pikë ngrirjeje më të ulët se uji i pijshëm. Nëse tretësira ujore e kripës ngrin në temperaturë më të ulët se uji i pastër, si do të sillet tretësira e sheqerit në ujë? Vërtetoni të njëjtën hipotezë përmes eksperimentit në vazhdim.Substancat kimike: sheqer, ujë.Pajisjet: gota laboratorike, lugë, termometër, frigorifer me ngrirje.Ecuria e punës: Merrni 3 gota dhe mbushini me 100 ml ujë të pijshëm. Në gotën 1 mos shtoni asgjë tjetër; ndërsa në gotat 2 dhe 3 shtoni nga 50 g dhe 100 g sheqer të zakonshëm (fig.1.2). Përziejini mirë gotat me lugë dhe, kur të tretet e gjithë masa e sheqerit, vendosini në ftohës (frigorifer me ngrirje). Mostrave në frigorifer matuni temperaturën me termometër çdo 5 minuta dhe rezultatet paraqitini në tabelën e mëposhtme.Tab.1.2 Matja e pikës së ngrirjes për ujin e pastër dhe ujin që përmban sheqer të tretur.Gota me ujë të pastër Gota 1 Gota 2Koha(min.)Temperatura (oC)Gjendja agregateTemperatura (oC)Gjendja agregateTemperatura (oC)Gjendja agregate05101520253035PUNË LABORATORI 1Figura 1.2 Matja e temperaturës së ngrirjes së lëngjeve1.2 Roli i eksperimentimit në kimi
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14