Page 16 - Demo
P. 16
141.5 Klasifikimi i substancave kimikeSubstanca kimike, e cila nuk mund të ndahet me metoda fiziko-kimike në substanca më të thjeshta, quhet substancë e pastër e thjeshtë apo element kimik.Deri tani njihen mbi 110 elemente dhe secili prej tyre ka emrin dhe simbolin e tij. Simboli paraqet shkronjën e parë apo edhe një shkronjë tjetër dalluese të emrit ndërkombëtar të elementit.1 Të plotësohet tabela e mëposhtme me të dhënat që mungojnë.Tab. 1.3 Emri i elementeve dhe simboli kimikEmri në shqip SimboliNFosforFMgHekurBakërSnKromMerkurMnCaKarbonArAsMe bashkimin e dy apo më shumë elementeve kimike formohen substancat e pastra të përbëra apo komponimet kimike.Komponimet kimike paraqiten me formula kimike që përmbajnë simbolet, indekset apo koeficientët. Numri i atomeve në molekulë paraqitet me indeks (numri mbrapa simbolitposhtë), ndërsa numri i molekulave në një komponim paraqitet me koeficient.

