Page 17 - Demo
P. 17
152 Molekula e acidit nitrik (HNO3) përmban: 1 atom hidrogjen + 1 atom azot + 3 atome oksigjen; molekula e karbonatit të natriumit dekahidrat (Na2CO3·10 H2O) përmban: 2 atome natrium +1 atom karbon + 3 atome oksigjen + 10 molekula uji.Duke u bazuar në shembullin e lartshënuar, gjeni numrin e atomeve në komponimet vijuese:a. acid fosforik (H3PO4): ___________________________________________b. boraks (Na2B4O7·5 H2O): ________________________________________c. sakarozë (C12H22O11): ___________________________________________d. acid acetik (CH3COOH): _________________________________________Nëse ju pyet dikush sa komponime mund të formohen nga elementet e caktuara, a mund ta dini numrin e saktë të tyre? Përgjigja do të jetë JO, sepse elementet mund të kenë shumë kombinime ndërmjet tyre dhe numër shumë të madh të komponimeve. 3 Kloruri i natriumit është komponim shumë i nevojshëm për jetën e organizmave shtazorë dhe të njeriut. Nëse ky komponim i nënshtrohet elektrolizës (fig. 1.9), do të fitohen dy substanca të reja, të cilat kanë veti plotësisht të ndryshme nga substanca fillestare. a) Cilat substanca kimike formohen gjatë këtij reaksioni?____________________________________________________________________.b) Në cilën elektrodë ndahet klori dhe pse?____________________________________________________________________.c) A ruhen vetitë e elementeve në komponime kimike dhe pse?____________________________________________________________________.d) A mund të ndahen edhe më tutje substancat e formuara?____________________________________________________________________.e) Në cilën elektrodë ndahet natriumi dhe pse?____________________________________________________________________.Fig. 1.9 Elektroliza e shkrirjes së kripës së kuzhinës.

