Page 18 - Demo
P. 18
16Përzierjet përmbajnë dy apo më shumë substanca kimike që i ruajnë vetitë e tyre të mëparshme. Përzierjet mund të jenë homogjene, nëse substancat nuk mund të dallohen nga njëratjetra me sy të lirë, thjerrëz apo mikroskop. Ndërsa përzierjet heterogjene dallohen shumë lehtë, sepse kanë dallime fazore (e ngurtë-e lëngët dhe e ngurtë-e gaztë).1 Ajri është përzierje ________________. Përbërësit kryesorë të ajrit janë: azoti dhe ________________.2 A digjen më lehtë trupat në ajër apo në oksigjen të pastër dhe pse?_____________________________________________________________________________________________________________________________.3 Uji është substanca më e domosdoshme për jetën e organizmave të gjallë bimorë dhe shtazorë. Në cilin grup të substancave kimike bën pjesë uji i pijshëm?a. elemente kimike; b. komponime kimike;c. përzierje homogjene; d. përzierje heterogjene.Substancat: uji, vaji, uthulla Pajisjet: 2 gota qelqiEcuria e punës: Merren 2 gota qelqi dhe mbushen me nga 100 ml ujë të pijshëm. Pas pak në njërën gotë shtojmë 10 ml vaj bimor dhe në tjetrën 10 ml uthull (fig. 1.10). Vëzhgoni me kujdes se çfarë po ndodh gjatë eksperimentit dhe përgjigjuni pyetjeve vijuese.a) A tretet vaji në ujë? ________________.b) Pse formohen dy shtresa gjatë këtij eksperimenti? __________________________.c) Si quhet përzierja e formuar ndërmjet vajit dhe ujit? ______________________ .d) A tretet uthulla në ujë? ____________________________________________.e) Sa shtresa formohen gjatë këtij eksperimenti? _________________________.f) Si quhet përzierja e formuan ndërmjet uthullës dhe ujit? __________________ .Fig. 1.10 Përzierja e vajit dhe uthullës me ujin1.6 Përzierjet dhe ndarja e tyrePUNË LABORATORI 3

