Page 19 - Demo
P. 19
17Substancat: ujë, kripë kuzhine Pajisjet: gotë laboratorike, lugë, resho apo llambë me alkool, trekëmbësh me rrjet asbesti.Ecuria e punës: Në gotën laboratorike hedhim 50 ml ujë të pijshëm dhe një lugë kripë kuzhine. E përziejmë me lugë tretësirën, derisa të tretet plotësisht kripa. Pastaj e vendosim gotën mbi llambë me alkool apo resho dhe e nxehim me kujdes, derisa të avullojë e gjithë sasia e ujit (fig. 1.11).Gjatë kohës së eksperimentit, vëzhgoni me kujdes ndryshimet që vëreni dhe në fund përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:a) Çfarë po ndodh me sasinë e ujit? _____________________________________________________.b) Si quhet procesi i kalimit të substancës së lëngët në të gaztë? _________________________________.c) A do të krijohet substancë e ngurtë në gotë në fund të eksperimentit? __________________________________.d) Si quhet kjo metodë e ndarjes së përzierjeve? __________________________________________.Substancat: rërë, kripë kuzhine Pajisjet: qelq ore, gotë laboratorike, lugë, letër filtruese, hinkë, mbajtëse metalike me unazë.Ecuria e punës: Në qelq ore vendosim një lugë rërë dhe një lugë kripë kuzhine dhe i përziejmë substancat. Pas pak, e hedhim përzierjen në një gotë laboratorike dhe i shtojmë 100 ml ujë të pijshëm. Me anë të hinkës dhe letrës filtruese, bëjmë ndarjen e kësaj përzierjeje në dy faza të ndryshme (fig. 1.12). Fig. 1.11 Avullimi i tretësirës ujore të kripësFig. 1.12 Ndarja e përzierjes së kripës dhe rërësPUNË LABORATORI 4PUNË LABORATORI 5

