Page 23 - Demo
P. 23
214 Të llogaritet numri i neutroneve në atomet: a) 9Be; b) 14N; c) 26Mg; d) 34S.a) Beriliumi në tabelën periodike gjendet në pozicionin numër katër dhe nga kjo e dimë se në bërthamën e tij kemi 4 protone (Z = 4) dhe 5 neutrone; pra N = A - Z = 9 - 4 = 5. b) Ngjashëm, tek atomi i azotit kemi 7 protone dhe 7 neutrone; pra N = A - Z = 14 - 7 = 7.c) Magnezi me numër mase atomike 26, përmban 14 neutrone sepse N = A – Z = 26 – 12 = 14.d) Sulfuri ka numrin atomik Z = 16 dhe përmban edhe 18 neutrone; pra N = A - Z = 34 – 16 = 18.5 Të plotësohet tabela 1.7 me të dhënat që mungojnë.Tab. 1.7 Grimcat subelementare të atomeve të elementeveElementi kimikNumri atomik (Z)Numri i neutroneveNumri i masës atomike (A)Numri i elektroneveBori 11 516 30Kalciumi 2426 5746 3442 98Paladi 10862 47Në mbështjellësin elektronik të atomeve ndodhen elektronet, të cilat vendosen nëpër shtresa elektronike apo nivele energjitike. Deri tani janë të njohura 7 shtresa elektronike, të cilat shënohen me numra arabë nga 1 deri në 7, por mund të shënohen edhe me shkronja të mëdha latine: K, L, M, N, O, P dhe Q. Numri i elektroneve në një shtresë elektronike llogaritet me formulën N = 2 · n2, ku n paraqet numrin e shtresës elektronike. Kështu, në shtresën e parë (K) vendosen: N = 2 · 12 = 2 elektrone; në shtresën e dytë (L) vendosen 8 elektrone, në të tretën (M) vendosen 18 elektrone etj.

