Page 24 - Demo
P. 24
226 Elektronet e shtresës së parë kanë energji më të ________ se elektronet e shtresave të tjera, sepse janë më ________ bërthamës së atomit.Nëse e dimë numrin atomik të elementit, ne dimë gjithashtu edhe numrin e elektroneve të tij në mbështjellësin elektronik. Nga ky informacion, mund të llogaritim se në cilën shtresë elektronike vendosen elektronet e fundit të atij elementi.7 Oksigjeni (8O) përmban 8 protone në bërthamë dhe do të ketë gjithashtu 8 elektrone në mbështjellësin e vet elektronik. Në shtresën e parë (K) vendosen 2 elektrone, ndërsa në shtresën e dytë (L) mbeten edhe 6 elektrone të tjera. Vizatoni strukturën e atomit të oksigjenit:8 Bazuar në shembullin e paraqitur më lart, plotësoni pjesët e zbrazëta në tabelën 1.8.Tab. 1.8 Shpërndarja e elektroneve nëpër niveleElementi kimikNumri atomikNumri i përgjithshëm i elektroneveNumri i elektroneve në shtresën elektronike1. 2. 3. K L M Numri i elektroneve në shtresën e fundit elektronikeHeliumi 26Fluori1113 2 8 3 3 5 5Klori18STRUKTURA E ATOMIT TË OKSIGJENIT

