Page 27 - Demo
P. 27


                                    25Masa atomike relative tregon sa herë më e madhe është masa e atomit të një elementi se njësia e unifikuar e masës. 1 Njësia e unifikuar e masës është masa e një atomi, i cili me marrëveshje merret si standard për krahasim. Në fillim, me propozimin e shkencëtarit Xhon Dalton, si standard krahasues është përdorur atomi i __________, por më vonë ky standard u ndryshua. Standardi i tashëm përdor ____ pjesë të izotopit të _________. Atomet kanë masë shumë të vogël dhe ato nuk mund të maten drejtpërdrejt. Marrim si shembull një prej elementeve me masë shumë të madhe, atomin e plumbit me masë atomike relative Ar =207.2. Ky atom është 207.2 herë më i rëndë se standardi, por masa absolute e një atomi të tij ka vlerën 3.44·10-22g, pra 0.000000000000000000000344 g. Të dhënat e masave atomike relative jepen në tabelën e sistemit periodik të elementeve. Zakonisht këto vlera nuk janë numra të plotë, sepse shumica e elementeve kanë nga 2 apo më shumë izotope me përqindje të ndryshme.Duke qenë se molekulat përmbajnë 2 apo më shumë atome, atëherë edhe masat molekulare relative paraqesin shumën e masave atomike relative të atomeve pjesëmarrëse.Molekula e karbonatit të natriumit ka formulë molekulare Na2CO3 dhe masa molekulare relative e saj llogaritet në këtë mënyrë:Mr(Na2CO3) = 2 · Ar(Na) + Ar(C) + 3 · Ar(O) = 2 · 23 + 12 + 3 · 16 = 46 + 12 + 48 = 106.2 Të llogariten masat molekulare relative për molekulat: C3H8 ; Na2HPO4 ; K2Cr2O7; C6H12O6, C12H22O11 .a. Mr(C3H8) = ____________________________________________________________________________________________________________________.b. Mr(Na2HPO4) = ________________________________________________________________________________________________________________.c. Mr(K2Cr2O7) = __________________________________________________________________________________________________________________.d. Mr(C6H12O6) = _________________________________________________________________________________________________________________.e. Mr(C12H22O11) = ________________________________________________________________________________________________________________.Masa atomike relative dhe masa molekulare relative 1.9
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31