Page 28 - Demo
P. 28


                                    26Forca tërheqëse që i mban atomet së bashku, quhet lidhje kimike. Atomet synojnë të kenë stabilitet energjitik, duke marrë konfiguracion të ngjashëm me gazet fisnike (helium, neon, argon etj.). Atomet e arrijnë stabilitetin elektronik duke dhënë dhe marrë elektrone, apo duke i çiftëzuar elektronet teke të tyre. Varësisht nga mënyra e formimit, lidhjet kimike mund të jenë: lidhje jonike, lidhje kovalente apo lidhje metalike. 1 Nëse atomi liron elektrone, formohet ________, i cili ka më ______ elektrone se numri i protoneve në ___________. Ndërsa kur atomi ________ elektrone, formohet ______, i cili ka më ________ elektrone se numri i __________ në bërthamë.2 Lidhja kimike jonike formohet ndërmjet metaleve të grupeve 1 dhe 2, me elementet halogjene (fluor, klor, brom dhe jod) dhe oksigjenin.Në figurën 1.13, kemi paraqitur reaksionin e djegies së magnezit me oksigjen. Duke u bazuar në reaksionin në figurë, përgjigjuni pyetjeve vijuese:a) Sa elektrone ka atomi i magnezit dhe sa atomi i oksigjenit para fillimit të reaksionit? ____________________________________________________________.b) Cila lidhje kimike formohet gjatë reaksionit? ____________________________________________________________.c) Cili element i liron elektronet dhe cili i pranon ato? ____________________________________________________________.d) A kanë formuar atomet e elementeve konfiguracion të njëjtë me gazet fisnike?  ____________________________________________________________.Fig. 1.13 Reaksioni i djegies së magnezit me oksigjen1.10 Lidhjet kimike. Lidhja jonike
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32