Page 33 - Demo
P. 33
311 Zhvilloni eksperimentet e mëposhtme në klasë ose në shtëpi, si dhe plotësoni përgjigjet që kërkohen.Lëngu i lakrës së kuqeMjetet dhe substancat e nevojshme për punë:Një copë lakër e kuqe (rreth 50 g), 2 gota, ujë i nxehtë, sodë buke, uthull, thikë, lugë.Mënyra e punësGrijeni lakrën e kuqe në pjesë të imëta dhe vendosini në një enë me ujë të nxehtë (të vluar). Pritni derisa uji të marrë ngjyrë (rreth 15 minuta). Çfarë ngjyre mori uji i lakrës? ______________________.Ujin e lakrës me ngjyrë hidheni në dy gota të ndryshme. Në njërën gotë shtoni dy lugë sodë buke, ndërsa në gotën tjetër rreth 30 ml uthull.Çfarë ndodhi pas shtimit të sodës së bukës në ujin e lakrës?_______________________________________________.Çfarë ndodhi pas shtimit të uthullës në ujin e lakrës?_______________________________________________.Si mund ta dini që kemi reaksion të sodës së bukës dhe të uthullës me lëngun e lakrës?_______________________________________________.Reaksionet kimike zhvillohen vazhdimisht rreth nesh, por edhe në trupin tonë. Për të dalluar që një reaksion po zhvillohet apo është zhvilluar, shikojmë ndryshimet që ndodhin. Gjatë reaksioneve kimike, ndryshimet që ndodhin përfshijnë: ndryshimet energjitike (nxehtësia, drita, zëri), ndryshimi i ngjyrës, çlirimi i gazeve, formimi i precipitatit (fundërrisë).2.2 Ndryshimet gjatë reaksioneve kimike123Fig. Përgatitja e lëngut të lakrës së kuqe

