Page 34 - Demo
P. 34


                                    322 Formimi i fundërrisëMjetet dhe substancat e nevojshme për punë: një gotë, ujë i kthjellët gëlqereje, ujë i gazuar, pipëz. (Në mungesë të ujit të gazuar, mund t’i fryni me pipëz ujit të gëlqeres rreth 2 minuta.)Ecuria e punës: Mbushet rreth 1/3 e gotës me ujë gëlqeror dhe kësaj i shtohet ujë i gazuar deri në gjysmë të gotës, pastaj lihet të qëndrojë rreth 5 minuta.Cilat ishin substancat fillestare?_________________________________________Çfarë vetish kanë substancat fillestare?__________________________________________________________________________________Çfarë ndodhi pas shtimit të ujit të gazuar në ujin e gëlqeres?________________________________________.Çfarë gjendje agregate ka produkti?________________________________________.3 Formimi i gazeve gjatë reaksioneve kimikeKujdes! Ky eksperiment zhvillohet me ndihmën e mësuesit/es për shkak të rrezikshmërisë së acidit.Mjetet dhe substancat e nevojshme: acid klorhidrik i holluar, shirit magnezi (mund të përdoret edhe zink, i cili mund të gjendet lehtë, pasi përdoret në ullukët e shtëpive), epruvetë ose gotë.Ecuria e punës: Epruveta mbushet me acid klorhidrik rreth 1/3. Pastaj shtohet një copë rreth 1 g magnez (ose zink). Vëreni ndryshimet! Cilat ishin substancat fillestare?_________________________________________Çfarë vetish kanë substancat fillestare?_________________________________________Çfarë ndodhi pas shtimit të magnezit në acid?_________________________________________Si mund ta dini se reaksioni po zhvillohet?_________________________________________Një shembull i fundërrimit është edhe reaksioni i tretësirës ujore të nitratit të argjendit (pa ngjyrë) me tretësirën e klorurit të natriumit (pa ngjyrë). Kur përzihen këto dy tretësira, përfitohet fundërria (precipitat) e bardhe e klorurit të argjendit. Pra, kloruri i argjendit ka tretshmëri shumë të ulët në ujë, prandaj fundërron.Gazi mund të vërehet edhe nëse lidhet një balonë sipër epruvetës.
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38