Page 35 - Demo
P. 35


                                    33Lirimi i nxehtësisë dhe dritës gjatë reaksioneve kimikeReaksionet kimike gati gjithmonë përcillen edhe me ndryshime fizike. Rastet e djegieve janë shembulli më i shpeshtë i lirimit të nxehtësisë dhe dritës. Djegia e lëndëve fosile është një prej burimeve kryesore të energjisë sot në botë. Ato zakonisht digjen me flakë ngjyrë të verdhë. Shpesh ngjyra e flakës është e ndryshme për substanca të ndryshme. P.sh. djegia e shiritit të magnezit liron dritë të bardhë dhe nxehtësi të madhe, apo substancat në fishekzjarrë që digjen me ngjyra të ndryshme. Pas djegies, vetitë e produktit ndryshojnë shumë nga vetitë e substancave fillestare (reaktantëve).EksperimentMjetet dhe substancat e nevojshme: copë letre ¼ e fletës, shkrepëse, enë rezistente ndaj nxehtësisë për vendosjen e letrës (mund të përdoret në copë pllakëze ose qelqi).Ecuria e punës: Copëza e letrës vendoset në enë dhe ndizet me anë të shkrepëses.Vëreni ndryshimet!Cila ishte substanca fillestare? ________________________________________.Çfarë vetish ka substanca fillestare? ____________________________________.Çfarë energjie çlirohet gjatë djegies? ____________________________________.Çfarë veti ka produkti? _______________________________________________.2.3 Ndryshimet energjitike gjatë reaksioneve kimike1 Provoni eksperimentin dhe kryeni detyrën e mëposhtme.Gjatë reaksionit të uthullës (lëng pa ngjyrë) me sodën e bukës (e ngurtë me ngjyrë të bardhë), përftohet dioksidi i karbonit (gaz pa ngjyrë) dhe një kripë (acetat natriumi). Paraqiteni këtë me anë të vizatimit, duke theksuar vetitë e produkteve që përftohen.2 Tregoni së paku tri raste kur nevojitet që t’i nxehim substancat, në mënyrë që të zhvillohet reaksioni._____________________________, _________________________, ___________________________.3 Tregoni së paku tri raste kur prodhohet energji (dritë ose nxehtësi) nga substancat._____________________________, _________________________, ____________________________.
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39