Page 36 - Demo
P. 36


                                    342.4 Reaksionet e analizës dhe sintezës1 Plotësoni vendet e zbrazëta me fjalët që mungojnë (analizë ose sintezë).Nëse dy e më shumë substanca bashkohen për të formuar një substancë të re, quhen reaksione _________________. Reaksionet te të cilat nga një substancë reaguese formohen dy e më shumë substanca të reja, quhen reaksione _________________. Klori dhe natriumi përftohen nga kloruri i natriumit, prandaj ky reaksion është një shembull i reaksionit të ________________. Azoti dhe hidrogjeni mund të bashkohet për të përftuar amoniakun, ky reaksion është shembull i reaksionit të _____________________.2 Shëno me simbole dhe formula ekuacionet e paraqitura me fjalë. Për shënimin e simboleve dhe formulave, shfrytëzoni tabelën periodike dhe internetin, apo kërkoni ndihmën e mësuesit/es.a) Zink + acid sulfurik → hidrogjen + sulfat zinku.____ + _______ → _______ + __________.b) Sulfur + oksigjen → dioksid sulfuri._____ + ______ → ________.c) Zink + sulfur → sulfur zinku._____ + _____ → _________.3 Në ekuacionin e dhënë, identifikoni produktet e reaksionit:Hidrogjen + Oksigjen = Ujëa) Hidrogjeni dhe uji. b) Uji dhe oksigjeni.c) Uji. d) Hidrogjeni, oksigjeni dhe uji.4 Gjatë djegies së shiritit të magnezit në prani të oksigjenit, si produkt formohet oksidi i magnezit. Në këtë rast, reaksioni i tillë quhet:a) reaksion i analizës. b) reaksion i sintezës.c) reaksion i precipitimit. d) reaksion i neutralizimit.
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40