Page 37 - Demo
P. 37
352.5 Barazimi i ekuacioneve kimikeGjatë reaksioneve kimike, atomet nuk mund të krijohen e as të zhduken, prandaj numri i secilit lloj atomesh në ekuacionet kimike duhet të jetë i barabartë në të dyja anët e reaksionit. Indeks quhet numri që vendoset pas simbolit të elementeve në formulat kimike dhe tregon numrin e atomeve të atij elementi në një molekulë. Për të balancuar ekuacionet kimike, nuk guxojmë të ndryshojmë asnjë nga formulat kimike që janë në ekuacionin kimik, pra indeksi nuk duhet ndryshuar. Për të balancuar ekuacionet, mund të shtojmë nga një numër para formulave kimike. Këta numra quhen koeficientë.1 Barazimi i ekuacioneve kimike.Ekuacioni me fjalë: Natriumi + Klori → Kloruri i natriumitEkuacioni me simbole dhe formula: Na + Cl2 → NaClHapi 1 për barazim: Numri i atomeve natrium është i njëjtë në të dyja anët, ndërsa numri i atomeve të klorit në anën e majtë është 2, ndërsa në produkt vetëm 1. Në anën e produkteve para formulës shtojmë koeficientin 2.Na + Cl2 → 2NaClHapi 2: Numri i atomeve të klorit është barazuar në të dyja anët, por numri i atomeve natrium tani është bërë 2 në anën e produkteve. Për të barazuar numrin e atomeve natrium, në anën e majtë para natriumit shtojmë koeficientin 2.2Na + Cl2 → 2NaClReaksioni është i barazuar, pasi në të dyja anët e reaksionit kemi numër të barabartë atomesh klori dhe natriumi. 2Na + Cl2 → 2NaCl2 Barazoni ekuacionet e mëposhtme.a) __PCl3 → __P4 + __Cl2b) __CO2 + __C → __COc) __CO + __H2 → __CH3OHd) __H2 + __F2 → __HFe) __Ca + __O2 → __CaOf) __CH4 + __O2 → __CO2 + __H2O

