Page 38 - Demo
P. 38


                                    36Gjendjet fizike të substancave në ekuacione kimike2.6Siç dihet, tri gjendjet agregate të substancave janë e ngurta, e lëngëta dhe e gazta, mirëpo në praktikë shpesh përdorim edhe substancat e tretura në ujë, në mënyrë që të jenë sa më të përshtatshme për përdorim. Simbolet që vendosen në ekuacionet kimike janë: (s) për substancat e ngurta, (l) për substancat e lëngëta dhe (g) për substancat e gazta, ndërsa për substancat e tretura në ujë përdorim (aq).1 Gjatë procesit të fotosintezës, bimët e marrin ujin nga rrënjët dhe dioksidin e karbonit nga ajri për të përftuar oksigjenin (të cilin e çlirojnë në ajër) dhe sheqernat, që janë pjesë përbërëse e bimëve. Më poshtë është paraqitur ky ekuacion i barazuar, por aty mungojnë gjendjet e substancave. Plotësoni gjendjen e secilës substancë në vendet e zbrazëta në kllapa.6CO2( ) + 6H2O( ) → 6O2( ) + C6H12O6( ).2 Te detyra 4, është dhënë një shembull reaksioni mes tretësirës së nitratit të argjendit dhe tretësirës së klorurit të natriumit, ku përftohet tretësira e nitratit të natriumit dhe klorurit të argjendit, i cili është i patretshëm në ujë. Shënoni gjendjet e substancave në reaksion.AgNO3( ) + NaCl( ) → AgCl( ) + NaNO3( ).3 Më poshtë paraqitet një ekuacion i kompletuar. Çfarë mjetesh pune do t’ju nevojiteshin për ta realizuar këtë reaksion? Arsyetoni përgjigjet.Ca(s) + 2H2O(l) → Ca(OH)2(aq) + H2(g)
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42