Page 40 - Demo
P. 40
382.7 Ligji i ruajtjes së masësNë bazë të shumë eksperimenteve, është vërtetuar se, gjatë reaksioneve kimike, masa e përgjithshme e substancave që marrin pjesë në reaksion nuk ndryshon. Masa e përgjithshme e reaktantëve është e barabartë me masën e përgjithshme të produkteve. Ky ligj vlen për të gjitha reaksionet kimike dhe njihet si ligji i ruajtjes së masës.1 Me nxehjen e 200 kg karbonat kalciumi, përftohen 112 kg oksid kalciumi. Ky reaksion përdoret shumë për prodhimin e çimentos në ndërtimtari. Mirëpo gjatë këtij reaksioni çlirohet edhe një sasi e madhe dioksidi karboni. A mund ta llogarisim sasinë e dioksidit të karbonit që çlirohet në këtë rast?2 Sa do të jetë masa e klorurit të natriumit, nëse 20 g natrium reagojnë me 30.8 g klor?2Na(s) + Cl2(g) → 2NaCl(s).3 Sa oksigjen nevojitet për të reaguar me 50 g magnez, ku përftohen 83.3 g oksid magnezi?2Mg(s) + O2(g) → 2MgO(s).

