Page 7 - Demo
P. 7


                                    HyrjeQëllimi i kësaj fletoreje pune është që t’u ofrohet nxënësve një material shtesë nga lënda e kimisë, duke i ndihmuar ata/ato që t’i zhvillojnë njohuritë, shprehitë, shkathtësitë, qëndrimet, vlerat e prirjet e ngjashme dhe të krahasueshme me ato të nxënësve në vendet e tjera. Kjo fletore pune është projektuar për të qenë udhërrëfyesi juaj dhe për t’ju ndihmuar në thellimin e njohurive. Ajo përmbledh sfidat dhe mundësitë për tejkalimin e tyre. Ky material përmban burime informacioni për ju si nxënës, për t’i rifreskuar dhe pasuruar njohuritë në lidhje me temat e paraqitura në librin bazë të kimisë për klasën VII. Fletorja e punës duhet t’ju inkurajojë për të shkuar përtej teksteve shkollore, duke e bërë procesin e mësimnxënies në shkencën e kimisë edhe më tërheqës për të gjithë. Fletorja e punës iu ofron nxënësve mundësi që jo vetëm të memorizojnë dhe përshkruajnë çfarë ndodh, por edhe të hulumtojnë “si dhe pse ndodh”. E gjitha kjo, me synimin që t’iu hapë shtigje jo vetëm të njohin botën rreth tyre dhe t’i kuptojnë fenomenet e ndryshme, por edhe t’i zbatojnë njohuritë në zgjidhjen e problemeve në jetën e përditshme.Shumica e nxënësve që ballafaqohen për herë të parë me lëndën e kimisë, hasin vështirësi në zgjidhjen e problemeve, sepse nuk janë të familjarizuar me to.Zgjidhja e suksesshme e problemeve në kimi kërkon nga ju që të zhvilloni një plan sistematik për të arritur deri te përgjigjja e saktë. Prandaj, ky material do t’ju ndihmojë në zhvillimin e shkathtësive bazë në zgjidhjen e problemeve përmes demonstrimit të procedurave të nevojshme.Aftësia për zgjidhjen e problemeve rritet me punë praktike. Prandaj, kjo fletore pune ofron probleme dhe detyra të ndryshme, me qëllim që ju të fitoni më shumë përvojë në zgjidhjen e tyre.
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11