Page 105 - Demo
P. 105


                                    103 11.4 Funksioni y = kx1. Ndërtoni grafikët e funksioneve:a) y = 1,5x; b) y = –2,5x; c) y = 2x; d) y = –2x. 2. Ndërtoni grafikun e funksionit y = 2x. Gjeni sipas grafikut:a) vlerën e y që i përgjigjet x = 5; x = –5; b) vlerën e x, nëse vlera e y është 0,6; –0,6; c) bashkësinë e vlerave të x, për të cilat vlera e y është negative. 3. Këmbësori u nis nga qyteti dhe pas x orësh u ndodh në largesën y km prej tij. Lidhja e vlerave të x në orë me vlerat e y në km jepet nga tabela: x 0 0,5 1 1,5 2 2,5 3y 0 2,1 4,1 6,1 8,2 9,9 11,8a) A jepet varësia e y nga x me formulë të trajtës y = kx? b) Shkruani një formulë të kësaj trajte që përafron më mirë varësinë e dhënë të y nga x. 4. Si grafik i një funksioni shërben segmenti [AB], ku A (–2; 1) dhe B (4; 2).a) A është ky funksion i trajtës y = kx? b) Jepni bashkësinë e përcaktimit dhe bashkësinë e vlerave të funksionit. 5. Vëllimi i ngjyrës në litra dhe syprina e sipërfaqes në m2 që mund të ngjyroset janë në përpjesëtim të drejtë. Një kovë me 5 litra ngjyrë mbulon 60 m2sipërfaqe.a) Ndërtoni një grafik që paraqet këtë informacion, ku në boshtin Ox tëvendosni vëllimin e ngjyrës në litra l, kurse në boshtin Oy të vendosni syprinën e sipërfaqes që mbulohet në metra katror.b) Nga grafiku gjeni formulën e funksionit që tregon lidhjen ndërmjet vëllimit dhe syprinës në trajtën y = mx.c) Përdorni këtë formulë për të gjetur syprinën e sipërfaqes që mbulohet nga 8 litra ngjyrë.d) Përdorni formulën për të gjetur sa ngjyrë duhet për të ngjyrosur një sipërfaqe prej 48 metrash katrorë.e) Sa është syprina e sipërfaqes që mbulon 1 litër ngjyrë?
                                
   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109