Page 106 - Demo
P. 106


                                    10412 12. STATISTIKË 12.1 Të dhënat e përshtatshme1. Nxënësit e klasës sime shohin më pak se 2 orë televizor, çdo ditë.a) Përcaktoni të dhënat që duhen mbledhur për të testuar këtë pohim.b) Shpjegoni te cilët nxënës do të mblidhni të dhënat dhe pse.c) Shpjegoni shkallën e saktësisë që keni ndër mend të përdorni dhe pse.d) Hartoni një formular të përshtatshëm për mbledhjen e të dhënave.e) Përdorni formularin për të mbledhur informacion.f) Analizoni të dhënat dhe gjykoni për vërtetësinë e pohimit.2. A është futbolli loja sportive më e pëlqyer?a) Përcaktoni të dhënat që duhen mbledhur për të testuar këtë pohim.b) Shpjegoni te cilët nxënës do të mblidhni të dhënat.c) Shpjegoni shkallën e saktësisë që keni ndër mend të përdorni dhe pse.d) Hartoni një formular të përshtatshëm për mbledhjen e të dhënave.e) Përdorni formularin për të mbledhur informacion.f) Analizoni të dhënat dhe gjykoni për vërtetësinë e pohimit.3. Fredi do të dijë nëse adoleshentët mbajnë dietë të shëndetshme. Ai i mblodhi të dhënat në mënyrë të ndryshme. Përcaktoni nëse këto bashkësi të dhënash janë parësore ose dytësore.a) Ai pyeti dhjetë veta në mensën e shkollës, se çfarë po marrin për drekë.b) I kërkoi stafit të mensës një listë të ushqimeve të marra nga nxënësitgjatë muajit të fundit.c) Kërkoi të dhëna rreth ushqimeve që marrin mensat e shkollave të qytetit.d) Përdori formularin e mbledhjes së të dhënave, ku shokët e tij duhet të shkruanin nëse kanë ngrënë mish, fruta, dhe perime çdo drekë.
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110