Page 107 - Demo
P. 107


                                    105 12.2 Mbledhja dhe paraqitja e të dhënave 1. Gjatë një dite, një shitës mbajti shënim numrat e këpucëve të shitura: 35 37 37 37 35 36 39 40 40 38 37 41 37 40 40 39 36 35 37 37 40 38 39 41 Me këto të dhëna plotësoni tabelën e mëposhtme. Numri i këpucës 35 36 37 38 39 40 41Sasia e shiturPërgjigjuni pyetjeve: a) Sa palë këpucë me numër 38 janë shitur? Po me numër 41? b) Cili nga numrat e shitur ndeshet më shpesh? Më rrallë? c) Sa palë këpucë me numër më të madh se 39 janë shitur? d) Sa palë këpucë me numër më të vogël se 37 janë shitur? e) Sa palë këpucë me numra 37-40 janë shitur? 2. Në një çerdhe me 30 fëmijë njëvjeçarë, mosha e tyre e shprehur në muaj është: 9 7 7 9 10 11 10 9 12 11 7 6 4 7 9 109 7 11 6 5 5 6 11 9 9 7 12 9 9 Sistemoni këto të dhëna në tabelën e mëposhtme. Mosha (në muaj) 4 5 6 7 8 9 10 11 12Numri i fëmijëvePërgjigjuni pyetjeve: a) Sa fëmijë janë të moshës 4 muaj? 9 muaj? b) Sa fëmijë kanë moshën mbi 6 muaj? 
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111