Page 109 - Demo
P. 109


                                    107 12.3 Mesataret dhe amplituda1. Jepet vargu i numrave: 5; 7; 8; 3; 5; 8; 7; 6; 7. Gjeni modën, medianën, mesataren aritmetike dhe amplitudën. 2. Rezultatet e 20 nxënësve në një testim jepen në tabelë. Nota 1 2 3 4 5Numri i nxënësve 2 4 6 5 3Gjeni modën, medianën dhe mesataren aritmetike. 3. Mesatarja aritmetike e katër numrave është 10. Mesatarja aritmetike e dy numrave të parë është 11. Sa është mesatarja aritmetike e dy numrave të tjerë? 4. Mesatarja aritmetike e tri numrave është 7. Mesatarja aritmetike e dy numrave të parë është 8. Sa është numri i tretë? 5. Mosha e 20 personave jepet në tabelë. Mosha (në vjet) 25 26 27 28 29 30Numri i personave 4 6 3 3 1 3Gjeni modën, medianën, mesataren aritmetike dhe amplitudën. 6. Mesatarja aritmetike e pesë numrave është 8. Duke hequr njërin prej tyre, mesatarja aritmetike bëhet 9. Cili numër është hequr? 7. Mesatarja aritmetike e katër numrave është 7. Duke shtuar një numër, mesatarja aritmetike bëhet 8. Cili numër u shtua? 8. Jepen numrat 3; 4; 5; 5; 6; 7. a) Gjeni mesataren aritmetike të tyre. b) Duke shtuar një numër, mesatarja aritmetike mbetet po aq. Cili numër u shtua? 
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113