Page 110 - Demo
P. 110
10812. STATISTIKËc) Nga gjashtë numrat e dhënë u hoq njëri. Në këtë mënyrë mesatarja aritmetike e pesë numrave u bë 4,8. Cili numër u hoq? d) Gjashtë numrave të dhënë iu shtua njëri dhe mesatarja aritmetike e shtatë numrave u bë 6. Cili numër u shtua? 9. Mesatarja aritmetike e pesë numrave natyrorë është 6. a) Sa është shuma e tyre? b) A është e mundur që njëri prej tyre të jetë 1? c) A është e mundur që njëri prej tyre të jetë 27? d) A është e mundur që dy prej tyre të jenë nga 14? 10. Jepet numri i kokrrave që një fermer mori nga bimët e domateve të mbjella në kopshtin e tij: 24, 45, 31, 52, 18, 16, 28, 32, 8, 24. Gjeni: a) mesataren aritmetike të numrit të kokrrave për bimë.b) amplitudën e të dhënave.11. Moshat e lojtarëve të një skuadre futbolli janë përkatësisht: 23, 27, 25, 31, 27, 28, 32, 21, 22, 24 dhe 37 vjeç. a) Gjeni mesataren aritmetike të moshave të lojtarëve.b) Një lojtar rezervë është 39 vjeç. Gjeni mesataren aritmetike të moshave të 12 lojtarëve.12. Mesatarja e pesë numrave është 6. Gjeni numrin që mungon, në qoftë se katër nga numrat janë: 8, 5, 7 dhe 9.13. Mesatarja e dhjetë numrave është 5. Pasi shtojmë edhe një numër tjetër, mesatarja mbetet përsëri 5. Gjeni numrin e shtuar.

