Page 112 - Demo
P. 112
11012. STATISTIKË3. Numri i golave të shënuar nga një skuadër futbollli gjatë 15 ndeshjeve është: 0, 4, 2, 3, 5, 1, 2, 1, 0, 3, 4, 2, 3, 1.a) Ndërtoni tabelën e dendurive.b) Gjeni amplitudën e vargut.c) Gjeni mesataren aritmetike të numrit të golave për ndeshje.4. Stela numëroi shpendët që gjendeshin në një liqen. Ajo pa 5 mjellma, 3 pata të egra, 10 rosa të egra dhe 6 lejlekë.Shkruani të dhënat në një tabelë statistikore.Ndërtoni sipas tyre një diagram me shtylla.5. Arbri mbajti shënim ngjyrat e makinave që kaluan para shkollës në mëngjes:e kaltër, e kuqe, e zezë, e kuqe, e bardhë, e bardhë, e zezë, e kaltër, e kaltër, e bardhë, e bardhë, e gjelbër, e kuqe, e kaltër, e zezë, e zezë, e gjelbër, e kuqe, e bardhë, e zezë, e kaltër, e zezë. Ai planifikoi të kryejë një sondazh, edhe ditën tjetër. Ndërtoni tabelën edendurive që i nevojitet Arbrit për të realizuar studimin e tij. A mendoni se në tabelë duhet të ketë një rresht për “ngjyrë tjetër”? 6. Ana analizoi numrin e sendeve në shportat e blerësve.3 24 6 4 15 2 1 19 12 23 2413 3 5 5 7 4 12 8 6 17 2010 2 3 9 2 3 4 18 20 13 25 a) Sa është numri më i vogël i sendeve?b) Sa është numri më i madh i sendeve?c) Shkruani pesë klasa me gjatësi të barabartë, në mënyrë që të grupohen këto të dhëna.d) Gjeni modën, medianën, mesataren aritmetike dhe amplitudën.

