Page 117 - Demo
P. 117
115 12.7 Diagrami rrethor1. Sipërfaqja e Oqeanit Paqësor është 46% e sipërfaqes së të gjitha deteve. a) Sipërfaqja e Oqeanit Atlantik është 24% e sipërfaqes së të gjitha deteve. b) Sipërfaqja e Oqeanit Indian është 20% e sipërfaqes së të gjitha deteve. c) Sipërfaqja e Oqeanit të Ngrirë të Veriut është 4% e sipërfaqes së të gjitha deteve.d) Sipërfaqja e të gjitha deteve të tjera është 6% e sipërfaqes së të gjitha deteve. e) Paraqitini këto të dhëna me diagram me vija, diagram me shtylla dhe diagram rrethor. 2. Gjatë një dite, një dyqan shiti produktet e mëposhtme (në kg): Asortimenti Mollë Sheqer Oriz Miell Makarona Banane Sasia 28 25 9 10 15 13Paraqitini këto të dhëna me diagram rrethor. 3. Të dhënat e motit për një periudhë 60-ditore jepen në tabelën e dendurive. Për çdo ditë është shënuar moti që ka mbizotëruar për atë ditë.a) Llogaritni masën e këndit që paraqet një ditë në një diagram rrethor.b) Llogaritni masën e këndit për çdo kategori në diagramin rrethor.c) Ndërtoni diagramin rrethor që paraqet këto të dhëna.Moti Numri i ditëveme diell 15me re 18me shi 14me borë 3me erë 10

