Page 121 - Demo
P. 121
11913 13. PROBABILITETI 13.1 Gjuha e probabilitetit 1. Një vajzë kishte në qese karamele me shije të ndryshme.Shija Limon Mollë Dredhëz Ananas PortokallDenduria 4 4 3 7 2Pasi i përzjeu, nxori rastësisht një karamele nga qesja.a) Me çfarë shije ka më shumë mundësi të dalë karamelja?b) Me çfarë shije ka më pak mundësi të dalë karamelja?c) Cilat shije kanë mundësi të barabarta për t’u zgjedhur?2. Agimi bleu 18 kuti të njëllojta me ushqime të konservuara: 9 me bizele, 5 me domate, 3 me kërpudha dhe 1 me speca. Ai hapi rastësisht një kuti. Cila nga fjalitë është e vërtetë dhe cila jo:a) Mundësia më e madhe është që kutia të jetë me bizele.b) Mundësia më e vogël është që kutia të jetë me kërpudha.c) Ka më shumë mundësi që kutia të jetë me domate se sa me speca.d) Mundësia që kutia të jetë me bizele është po aq sa për të pasur tjetër lloj perimesh.3. Në një pjatë janë 4 biskota: 2 me arra, 1 me lajthi dhe 1 me çokollatë. Era tërheq rastësisht njërën prej tyre.Vendosni në shkallën e probabiliteteve, probabilitetin e secilës prej ngjarjeve të mëposhtme:a) biskota është me arra; b) biskota është me lajthi;c) biskota është me arra ose me lajthi; d) biskota është me arra, lajthi ose çokollatë.4. Hedhim një zar kubik. Vrojtoni figurën (fig. 13.1).a) Cila pikë tregon probabilitetin që të bjerë numri 3?b) Cila pikë tregon probabilitetin që të bjerë numër >1?

