Page 123 - Demo
P. 123


                                    121 13.2 Probabiliteti statistikor 1. Një kuti përmban rruaza të kuqe dhe rruaza të kaltra. Teuta nxjerr rastësisht një rruazë, shënon ngjyrën e saj, e kthen në kuti dhe pastaj nxjerr përsëri një rruazë. Rezultatet që arrin pas disa nxjerrjesh paraqiten në këtë tabelë:Ngjyra Të kuqe Të kaltraDenduria 33 67a) Sa herë është përsëritur nxjerrja?b) Nëse nxjerr rastësisht një rruazë tjetër, sa është probabiliteti që ajo të jetë e kuqe?c) Ç’mund të thoni për numrin e rruazave të kuqe dhe të kaltra në kuti?2. Në faqet e një kubi janë shënuar numrat 2, 3, 3, 4, 4, 4. Luani e hodhi kubin 50 herë dhe rezultatet i paraqiti në këtë tabelë:Numri 2 3 4Denduria 6 16 28a) Sa është probabiliteti teorik që të dalë numri 2, numri 3, numri 4?b) Sa është probabiliteti eksperimental që të dalë numri 2, numri 3, numri 4?3. Ana, Era dhe Arbri hodhën secili nga 240 herë zarin kubik, duke mbajtur shënim rezultatet.Numri Ana Era Arbri1 42 25 402 37 34 403 41 28 404 36 96 405 43 34 406 41 23 40Njëri nga nxënësit ka punuar me kujdes. Cili prej tyre?
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127