Page 124 - Demo
P. 124


                                    12213. PROBABILITETI4. Pasi u kryen disa hedhje të një zari kubik, u morën këto rezultate:Pikët 1 2 3 4 5 6Denduria 22 22 9 18 8 21a) A është zari kubik i rregullt?b) Sa është probabiliteti që në hedhjen pasuese të bjerë 2 (të dalë 4; të dalë 5)?c) Nëse bëjmë 300 hedhje, sa herë (përafërisht) presim që të bjerë numri 1 (numri 3; numri 6)? 5. Besiana bëri një anketë për të gjetur shijen e preferuar të akullores të blerësve në dyqanin e saj. Rezultatet tregohen në tabelën e mëposhtme:Shije e preferuar Vanilje Çokollatë Dredhëz Manaferrë Të tjeraNumri i personave64 45 52 38 51a) Përdorni rezultatet e anketës së Besianës për të vlerësuar probabilitetin që shija e preferuar e blerësit të radhës të jetë:• Vanilje• Çokollatë ose dredhëz• Jo manaferrëb) Cilën shije duhet të porosisë më shumë Besiana?c) Duke u bazuar te tabela, a mund të tregoni cilën shije Besiana duhet të porosisë më pak? Shpjegoni përgjigjen.6. Mirela dyshon se një zar me gjashtë faqe nuk është i rregullt.Ajo e hodhi zarin 300 herë dhe mori këto rezultate.Pikët 1 2 3 4 5 6Denduria 77 45 52 48 23 55a) Sa herë prisni ju që të bjerë secili numër, në qoftë se zari do të jetë i rregullt?b) Asnjë nga rezultatet nuk përputhet me dendurinë e pritshme, në qoftë se zari do të ishte i rregullt? Shpjegoni përgjigjen tuaj.
                                
   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128