Page 125 - Demo
P. 125
123 13.3 Probabiliteti teorik 1. Në një kuti ndodhen gjashtë sfera. Dy janë të bardha, tri janë të kuqe dhe një është e zezë. Tërheqim rastësisht një sferë. Gjeni probabilitetin që: a) sfera të jetë e zezë; b) sfera të jetë e bardhë; c) sfera të jetë e kuqe. d) sfera të mos jetë e zezë.2. Në etiketa të veçanta janë shkruar shkronjat e fjalës PROBLEMA. Tërheqim rastësisht njërën etiketë (pa e parë). Gjeni probabilitetin që shkronja e tërhequr është: a) shkronja R; b) shkronja M;c) zanore; d) bashkëtingëllore.3. Jepet bashkësia A = {−1; 0; 1; 2; 3; 4; 5; 6}. Nga kjo bashkësi zgjidhet rastësisht një numër. Gjeni probabilitetin që numri i tërhequr është: a) numër negativ; b) numër më i madh se 4; c) numri 0; d) numër natyror tek. 4. Në një etazher janë vendosur 27 libra matematike dhe fizike. Librat ematematikës janë dy herë më shumë se libra fizike. Tërheqim rastësisht njëlibër. Gjeni probabilitetin që: a) Libri i tërhequr është libër matematike. b) Libri i tërhequr është libër fizike.5. Hidhet një zar kubik, i cili ka një faqe të gjelbër, dy faqe të kuqe dhe tri faqe të kaltra. Gjeni probabilitetin që të bjerë: a) faqja e gjelbër; b) faqja e kuqe; c) faqja e kaltër; d) faqja e verdhë; e) faqe me ngjyrë. 6. Në një kuti ndodhen 7 sfera të kuqe, 3 të zeza dhe 2 të verdha. Tërheqim rastësisht njërën prej tyre. Gjeni probabilitetin që sfera e tërhequr: a) është e kuqe; b) është e zezë; c) është e verdhë; d) është e kuqe ose e verdhë; e) nuk është e kuqe; f) është e gjelbër.

