Page 126 - Demo
P. 126
12413. PROBABILITETI7. Një klub sportiv ka një numër të caktuar sportistësh. Sporti Futboll Volejboll Atletikë Basketboll Not Shah Gjithsej Numri i sportistëve 15 10 20 12 13 10 80Zgjidhet rastësisht një sportist i klubit. Gjeni probabilitetin që sportisti i zgjedhur të jetë: a) futbollist; b) atlet; c) notar ose shahist; d) volejbollist ose basketbollist ose futbollist.8. Në një shkollë u pyetën nxënësit lidhur me preferencat ndaj 3 sporteve. Të dhënat jepen në tabelë.Sporti Futboll Atletikë NotDenduria 0,6 0,3 0,1Numri i nxënësve që preferojnë notin është 35.a) Sa nxënës morën pjesë në anketim?b) Gjeni numrin e nxënësve që preferojnë futbollin dhe atletikën. 9. Në një ekskursion morën pjesë djem dhe vajza nga të gjitha klasat e shkollës sipas tabelës së mëposhtme. Klasa 6 Klasa 7 Klasa 8 Klasa 9 Gjithsej Djem 8 10 15 17 50Vajza 11 9 13 7 40Gjithsej 19 19 28 24 90Zgjidhet rastësisht njëri prej tyre. Gjeni probabilitetin: a) Nxënësi i zgjedhur është i klasës së gjashtë. b) Nxënësi i zgjedhur është djalë i klasës së tetë. c) Nxënësi i zgjedhur është vajzë e klasës së nëntë.d) Nxënësi i zgjedhur nuk është i klasës së shtatë. e) Nxënësi i zgjedhur është djalë.f) Nxënësi i zgjedhur është vajzë. g) Nxënësi i zgjedhur është djalë ose vajzë. h) Nxënësi i zgjedhur është nga klasa e pestë.

