Page 14 - Demo
P. 14
121. THYESAT DHE NUMRAT DHJETORË 1.6 Kuptimi i numrit dhjetor 1. a) Shkruani të gjithë numrat natyrorë dhe të gjithë numrat dhjetorë që mund të merren duke përdorur vetëm shifrat 5, 6, 7 pa përsëritje. b) Tregoni më të voglin dhe më të madhin prej tyre. 2. Është dhënë numri dhjetor 0,844012. Fshini njërën nga shifrat pas presjes, në mënyrë që numri: a) të rritet; b) të zvogëlohet. Shqyrtoni gjithë rastet e mundshme. 3. Shkruani në radhitje rritëse numrat: a) 43; 50037 ; 0,7; b) 0,13; 20029 ; 0,125. 4. Shkruani 5 thyesa të zakonshme që janë më të mëdha se 0,1 dhe më të vogla se 0,2. 5. Shkruani 5 numra dhjetorë që janë më të vegjël se 73 , por më të mëdhenj se 72 . 6. Pikës A i përgjigjet numri 2,75 në boshtin numerik, kurse largesa midis pikave A dhe B është 1,75. Cila nga pikat A, B është më afër origjinës? 7. Në shkrimin e një numri dhjetor, mes shifrave pas presjes dhjetore gjendet dhe një zero. Atë e fshijmë. Krahasoni numrin që merret me numrin fillestar,nëse kjo zero ndodhet: a) në fund të shkrimit të numrit dhjetor; b) jo në fund të shkrimit të numrit dhjetor. 8. Në tre bidonë ka 10 qumësht. I pari me të dytin kanë 6,75 , kurse i dyti me të tretin kanë 5,25 . Sa litra qumësht ka në secilin bidon?

