Page 15 - Demo
P. 15


                                    13 1.7 Mbledhja dhe zbritja e numrave dhjetorë 1. Shkruani numrin më të madh dhe më të vogël dhjetor, duke përdorur në të presjen dhjetore, tri herë shifrën 1 dhe nga një herë shifrat 5 e 6. Gjeni shumën dhe ndryshesën e këtyre dy numrave. 2. Në boshtin numerik është shënuar pika A (35,86). Gjeni koordinatat e pikave B e C, duke ditur që AB = 11,38, AC = 4,06 dhe pika B është vendosur djathtas A, kurse pika C majtas A. 3. Njëra nga brinjët e një qilimi në formë drejtkëndëshi është 2,4 m, kurse tjetra 48 cm më e shkurtër. Gjeni perimetrin e qilimit (në metra). 4. Zgjidhni ekuacionin: a) x + 29,17 = 13,4; b) x – 43,12 = 90; c) 22,99 – x = 17,3. 5. Largesa midis dy qyteteve është 20,5 km. Orën e parë, një udhëtar bëri 5,3 km; orën e dytë bëri 0,5 km më pak, kurse orën e tretë bëri 0,2 km më tepër se orën e dytë. Sa kilometra i mbetën për të bërë? 6. Një parcelë është 2,5 ha më e vogël se një tjetër, kurse një parcelë e tretë është 3,6 ha më e madhe se e dyta. Sa më e madhe parcela e tretë nga parcela e dytë?7. Shpejtësia e rrjedhjes së lumit është 3,8 km/orë. Sa km/orë është më e madhe shpejtësia e një motoskafi që lundron sipas rrjedhës, se shpejtësia e tij kurlundron kundër rrjedhës? 8. Gjeni shumën 0,001 + 0,002 + ··· + 0,025. 9. Një insekticid për dëmtuesit e drurëve përbëhet nga 3 pjesë squfur, 6 pjesë gëlqere e pashuar dhe 50 pjesë ujë. Sa litra insekticid merren, nëse në të sasia e ujit është 9,4  më e madhe se sasia e squfurit? 
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19