Page 16 - Demo
P. 16


                                    141. THYESAT DHE NUMRAT DHJETORË 1.8 Shumëzimi i numrave dhjetorë 1. Një këmbësor niset nga qyteti drejt fshatit, që ndodhet 3,5 km larg. Ai udhëton me shpejtësi 4,7 km/orë. Sa rrugë i ka mbetur për të bërë, pasi ka udhëtuar 0,5 orë? 2. Dihet që 52 · 47 = 2444. Duke përdorur këtë rezultat, gjeni prodhimin: a) 5,2 · 4,7; b) 0,52 · 47; c) 52 · 4,7; d) 0,52 · 0,47.3. Njehsoni me mënyrën më të përshtatshme: a) 1,5 · 2,2 · 2; b) 6,54 · 0,25 · 4; c) 2,5 · 0,061 · 4; d) 13,7 · 0,2 · 5.4. Gjeni vlerën e shprehjes: a) 20,3 – 5,7 · (2,4 + 0,43); b) (7,5 + 1,87) · (2,6 – 1,81); c) 2,15 · (3,9 + 0,18) · 5,3. 5. Cila dhomë ka sipërfaqen më të madhe, ajo me përmasa 5,1 m dhe 3,4 m, apo ajo me përmasa 4,8 m dhe 3,7 m? 6. Një arkë si kuboid, me përmasa 55,5 cm; 30,5 cm dhe 20,5 cm është e mbushur me miell. A mund të zbrazet ky miell në një arkë tjetër me përmasa 60 cm; 30 cm; 18 cm? 7. Nga 7,50 euro që kisha në xhep, harxhova 0,6 të shumës për libra dhe 0,34 të shumës për ilaçe. Sa euro më tepruan? 8. Njehsoni në mënyrën më të përshtatshme vlerën e shprehjes: a) 3,6 · 3,8 + 3,6 · 1,6 + 2,7 · 4,6 + 0,9 · 4,6; b) 1,7 · 2,3 – 1,7 · 1,5 + 0,8 · 2,2 – 0,8 · 0,5. 
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20