Page 17 - Demo
P. 17
15 1.9 Pjesëtimi i numrave dhjetorë 1. Një kamion me rimorkio mbart rërë nga lumi në kantier. Sot ata sollën 97,2 tonë rërë. Sa udhëtime janë bërë, duke ditur që kamioni mbart 5,2 tonë rërë, kurse rimorkioja mbart 2,9 tonë rërë? 2. Një udhëtar u nis nga tregu dhe përshkoi 0,35 të largesës deri në shtëpi. Ai llogariti me mend që i mbetën edhe 150 m deri te mesi i largesës. Sa e gjatë është largesa e shtëpisë nga tregu? 3. Banja e ka dyshemenë drejtkëndëshe, me përmasa 3,5 m dhe 2,5 m. Muret anësore të saj duhen veshur deri në lartësinë 2,5 m, me përjashtim të asaj pjese që zihet nga dera dhe dritarja. Kjo pjesë përbën 0,1 të sipërfaqes së përgjithshme që zënë muret anësore deri në lartësinë 2,5 m. Sa pllaka katrore me brinjë 25 cm duhen për veshje? 4. Hapi i njeriut është 0,8 m. Sa hapa duhet të bëjë ai për të përshkuar rrugën për në punë, kur për këtë i duhet të ecë 0,25 orë me shpejtësi 4,8 km/orë? 5. Për 2,4 orë, një nxënës përshkoi 7,2 km. Sa kilometra do të përshkojë ai duke udhëtuar me po atë shpejtësi për 1,6 orë? 6. Një rruzull alumini, me vëllim 50 cm3 e ka masën 135 g. Sa do të jetë masa e një rruzulli çeliku me të njëjtin vëllim, duke ditur se masa e 1 cm3 alumin është 5,2 g më e vogël se masa e 1 cm3 çelik? 7. Gjeni vlerën e shprehjes: a) (130,2 – 30,8) : 2,8 – 21,84; b) 8,16 : (1,32 + 3,42) – 0,345.8. Në një bidon ka 9,5 qumësht. A mjaftojnë shishet me vëllim 0,5 litra që ndodhen në një koli (1 koli = 12 shishe), për të hedhur në to qumështin e bidonit? Sa shishe duhen për këtë?

