Page 20 - Demo
P. 20
181. THYESAT DHE NUMRAT DHJETORË 1.12 Përqindja 1. Në një shkollë të bashkuar, syprina e përgjithshme e kabineteve mësimore është 400 m2. Prej tyre, 25% janë për klasat e fillores, kurse52 e pjesës së mbetur është për klasat e arsimit të mesëm të ulët. Sa m2 është sipërfaqja e kabineteve për këto klasa? 2. Këmbësori, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, duhet të paguajë brenda një afati 5 euro gjobë. Për çdo ditë të kalimit të afatit, gjoba rritet me 2% të vlerës fillestare të saj. Pas sa ditësh nga afati, këmbësorit i takon tëpaguajë 50 euro? 3. Në orën e parë të punës, shitësi shiti 40 kg mollë. Kjo përbën 16% të sasisë fillestare të mollëve në dyqan. Sa kg mollë mbetën për t’u shitur?4. Në një fabrikë, nga 1000 detale, 29 dolën me defekt. Në një fabrikë tjetër, nga 2000 detale, dolën 42 me defekt. Cila fabrikë ka përqindjen më të ulët të defekteve dhe sa? 5. Në vitin 2005, një apartament kushtonte 40 mijë euro, kurse në vitin 2010 kushtonte 60 mijë euro. Sa për qind është rritur çmimi? 6. Fermeri mblodhi 8,5 kv mollë dhe 20 kv patate. Ai ruajti 80% të mollëve dhe 30% të patateve, kurse pjesën tjetër e shiti. Cila është më e madhe (dhe sa), masa e mollëve të shitura apo e patateve të shitura? 7. Gjatë tharjes, patatja humbet 85,7% të masës së vet. Sa tonë patate duhen përdorur për të marrë 71,5 tonë patate të thara? 8. Autobusi e bëri rrugën për tri orë. Orën e parë, ai përshkoi 40% të rrugës, kurse orën e dytë 60% të rrugës së mbetur. Dihet që orën e tretë ai bëri 40 km më pak se orën e dytë. Sa km ishte rruga? 9. Ditën e parë, libraria shiti 40%, kurse ditën e dytë 53% të sasisë së fletoreveqë kishte. Ditën e tretë u shit gjithë sasia e mbetur e fletoreve, që është 847copë. Sa fletore kishte në fillim libraria?

