Page 31 - Demo
P. 31
293 3. NUMRAT E PLOTË 3.1 Kuptimi i numrit të plotë. Mbledhja dhe zbritja1. Vendosni numrin e mëposhtëm midis dy numrave të plotë më të afërt, duke përdorur shenjën e mosbarazimit të dyfishtë.a) 5; b) −3; c) 0; d) −19.2. Gjeni shumën e gjithë numrave të plotë: a) nga –40 deri në +40; b) nga –30 deri në +35. 3. Dijetari i antikitetit grek, Aristoteli lindi në vitin 384 p.e.r. dhe vdiq në vitin 322 p.e.r. Filozofi dhe matematikani Pitagora lindi në vitin 570 p.e.r. dhevdiq në vitin 500 p.e.r. Historiani Plutark lindi në vitin 46 e.r. dhe vdiq në vitin 127 e.r. Cili prej tyre lindi më parë? Sa vjet jetoi secili prej tyre? 4. Gjeni numrat, për të cilët pikat përkatëse në boshtin numerik ndodhen: a) 6 njësi larg pikës së numrit –9; b) 10 njësi larg pikës së numrit 4. 5. Një tregtar kishte 730 euro, por i kishte borxh një tjetri 380 euro. Ky i dyti kishte 970 euro, por i kishte borxh të parit 460 euro. Sa euro i mbetën secilit pas larjes së borxheve? Zgjidhni problemën duke përdorur kuptimin e numrit negativ. 6. Gjeni vlerën e shprehjes: a) 24 – (–13) – (–12); b) –4 – 5 – 2; c) –33 – 16 – (–11); d) 4 – (–2) – (–3).7. A është e vërtetë fjalia: a) Nëse shuma e dy numrave të plotë është 0, këta numra janë të kundërt. b) Nëse shuma e dy numrave të plotë është pozitive, të dy numrat janë pozitivë. c) Nëse shuma e dy numrave të plotë është negative, të dy numrat janë me shenja të ndryshme. 8. Nëpërmjet numrave të plotë, paraqitni të dhënat e kësaj probleme dhe zgjidheni atë: \dhe erdhën 75 kg të tjera. Ditën e dytë u shitën 100 kg dhe erdhën 50 kg. Sa kilogramë rrush kishte në dyqan në mbarim të ditës së dytë?\

