Page 32 - Demo
P. 32
303. Numrat e plotë 3.2 Shumëzimi i numrave të plotë 1. Rrethoni përgjigjet e sakta: Prodhimi i dy numrave të plotë a · b është pozitiv, nëse: a) a > 0 dhe b < 0; b) a < 0 dhe b < 0; c) a < 0 dhe b > 0; d) a > 0 dhe b > 0. 2. Vendosni në radhitjen rritëse prodhimet: –14·28; –14·32; –14·(–32); (–14)·(–28). 3. Paraqiteni numrin 48 si prodhim faktorësh negativë, në mënyrë që numri i faktorëve të jetë: a) 2; b) 4; c) 6. 4. Gjeni vlerën e shprehjes: a) 5·(–8) + (–4) · (–2) – (–7) ·3; b) (–24 + 78 + 12 – 46) · (–13); c) (–3 + 4) · (8 – 12) · (–3); d) [(–7) · 3 + 20] · (14 – 17). 5. Shkruani në trajtë prodhimi shumën: a) –2y – 2y – 2y; b) 5x + 5x + 5x + 5x. 6. Mesatarja aritmetike e dy numrave është –16. Njëri prej tyre është sa trefishii tjetrit. Cilët janë këta numra? 7. Cilën shenjë ka prodhimi i disa numrave të plotë, të ndryshëm nga zero, nëse numri i faktorëve negativë është: a) çift; b) tek? 8. Gjeni shenjën e faktorit që mungon në prodhimin: a) (–7) · (–11) · (···) · (+5) · (–3) = 2310; b) (+8) · (···) · (–3) · (–1) = –72.

