Page 33 - Demo
P. 33
31 3.3 Pjesëtimi i numrave të plotë 1. Zgjidhni ekuacionin: a) 23 · x = –276; b) y · (–21) = –315; c) –12x = 252; d) y · (–16) = –400. 2. Gjeni shenjën e herësit të numrit a me numrin b, nëse dihet që: a) a < 0 dhe b < 0; b) a < 0 dhe b > 0; c) a > 0 dhe b > 0; d) a > 0 dhe b < 0. 3. Unë mendova një numër, e shumëzova me 5 dhe më pas, nga prodhimi, bëra ndryshimin me –3. Në fund mora si rezultat (–17). Cilin numër mendova? 4. Për cilat vlera të plota të ndryshores është i vërtetë barazimi: a) x = x2; b) x = x3; c) x2 = x3? 5. Gjeni numrat e plotë x, y, nëse prodhimi i tyre është: a) –3; b) 4. 6. Zgjidhni ekuacionin: a) (x – 2) · (x – 3) = (x – 1) · (x – 4); b) x · (2x – 6) = 2x · (x – 1) + 20. 7. Nga qyteti, në të njëjtin drejtim, u nisën njëherësh dy motoçiklistë. Shpejtësia e motoçiklistit të parë ishte 72 km/orë. Pas 25 min., largesa midis tyre ishte 5 km. Gjeni shpejtësinë e motoçiklistit të dytë, duke ditur që ai lëvizte me shpejtësi më të vogël se i pari.8. Gjeni vlerën e shprehjes: a) 2 3 − 27 : 3 + 2 ⋅ 25 − (−6) : ( 2) 3 ( 8) 1 3 − + ⋅ − − ; b) 2 4 1⋅(−8) : (−2) 2 4 3 − 4 + 3 : 3 .

