Page 35 - Demo
P. 35
33 4.1 Kuptimi i numrit racional 1. Tregoni nëse është e vërtetë fjalia: a) Çdo numër natyror është numër racional. b) Çdo numër racional është numër i plotë. c) Midis dy numrave racionalë, ka të paktën një numër racional. d) Midis dy numrave të plotë ka të paktën një numër të plotë. 2. Tregoni nëse është e vërtetë fjalia: a) Çdo numër racional mund të paraqitet si numër dhjetor i fundmë. b) Midis dy numrave dhjetorë, ka të paktën një numër dhjetor. c) Në bashkësinë e numrave racionalë jonegativë ekziston elementi më i madh. d) Në bashkësinë e numrave racionalë jonegativë ekziston elementi më i vogël. 3. Shkruani katër numra racionalë: a) më të mëdhenj se 21 dhe më të vegjël se 1; b) më të mëdhenj se 0 dhe më të vegjël se 31; 4. Gjeni numrin e panjohur, nëse kemi: a) 71 − x = 2 ; b) –x = –5,4; c) –(–x) = –1,7; d) –(–x) = 25. 5. Pikës A në boshtin numerik i përgjigjet numri –2,54, kurse largesa AB = 1,25. Sa është numri që i përgjigjet pikës B? 6. Krahasoni: a) |3| + |7| me |3 + 7|; b) |–6| + |5| me |–6 + 5|; c) |–5| + |0| me |–5 + 0|.Nxirrni një përfundim për krahasimin e |a| + |b| me |a + b|.4 4. NUMRAT RACIONALË

