Page 36 - Demo
P. 36


                                    344. Numrat racionalë 4.2 Vlera absolute e numrit. Krahasimi i numrave racionalë1. Midis cilëve numra të plotë të njëpasnjëshëm është numri: a) -0,4; b) 31 − 2 ; c) –101,2; d) 75 − 57 ? 2. Renditni në radhitje zbritëse numrat: a) 31 − 2 ; –2,6; 0; 321 ; –7. b) –0,501; –0,51; –0,5501; –0,05551.3. Zgjidhni ekuacionin: a) 2 · |x| = 0; b) 3 ·|x| = 18; c) 4 + 2 · |x| = 0.4. A është e vërtetë fjalia? a) Nëse a = b, atëherë |a| = |b|.b) Nëse |a| = |b|, atëherë a = b. 5. Cilat shifra mund të vëmë në vend të x, që të merret mosbarazim i vërtetë: a) –x7,39 > –27,33; b) 141− > − x; c) –6x74 > –6174; d) –555,x > –555,1? 6. Turistët mund t’i vendosim nga 4 veta në barkë ose nga 6 veta në barkë; në secilin rast, në barkë nuk ngelet vend bosh. Sa turistë janë, duke ditur që numri i tyre është më i madh se 40, por më i vogël se 50? 7. Për tri ditë u volën 560 kg fruta. Ditën e parë u volën 35% e masës së frutave; kjo sasi ishte sa 87 e sasisë që u vol ditën e dytë. Sa kilogramë fruta u volën ditën e tretë? 8. Ditën e dytë nga magazina nxorën 2 herë më shumë tel se ditën e parë, kurse ditën e tretë nxorën 3 herë më shumë tel se ditën e parë. Sa metra tel nxorën nga magazina për tri ditë, duke ditur që ditën e parë nxorën 30 m tel më pak se ditën e tretë? 
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40