Page 37 - Demo
P. 37
35 4.3 Mbledhja dhe zbritja e numrave racionalë 1. Njehsoni: a) 513121 − − ; b) 1015141 − − ; c) 812341 − + . 2. Është dhënë shprehja a – b + c – d, ku a, b, c, d janë numra racionalë. Zëvendësoni në vend të secilës shkronjë numrin e kundërt të saj. Si është vlera e shprehjes që merret, në krahasim me vlerën e shprehjes fillestare.3. Dollapi i rrobave ka lartësi 1,8 m. Gjerësia e tij është sa 30% e lartësisë, kurse gjatësia është sa 250% e gjerësisë. Gjeni vëllimin e dollapit. 4. Kryeni veprimet: a) 61,7 · 52,1 – 43,6 · [(119,62 + 218,48) : 13,8]; b) 73,2 · 48,3 – 37,4 · [(166,02 + 219,38) : 16,4]. 5. Ardi dhe Ardita shkrinë së bashku një copë bakri me vëllim 15 cm3 dhe një copë zinku me vëllim 10 cm3. Sa është masa e 1 cm3 të metalit të shkrirë që morën, duke ditur se 1 cm3 bakër e ka masën 8,9 g, kurse 1 cm3 zink e ka masën 7,1 g? Përgjigjen rrumbullakoseni deri në të dhjetat e gramit. 6. Gjeni shumën: a) –3,8564 + (–0,8397) + 7,84; b) –0,083 + (–6,378) + 3,9834; c) –0,0085 + 0,00354 + (–0,00921). 7. Sa është largesa (në njësi matjeje) midis pikave të boshtit numerik me koordinata: a) 0 dhe a; b) –a dhe a; c) –a dhe 0; d) a dhe –3a? 8. Gjeni vlerën e shprehjes (a + b) – c, nëse: a) a = 3,6; b = –1,8; c = 3,1; b) a = b = –3,7 dhe c = –3,9.

