Page 40 - Demo
P. 40
385 5. GJEOMETRIA NË RRAFSH 5.1 Shumëkëndëshat. Shumëkëndëshat e rregullt 1. Cili është numri më i vogël i brinjëve të një shumëkëndëshi, në mënyrë që ai të ketë diagonale? a) Perimetri i një gjashtëkëndëshi të rregullt është 48 cm. Gjeni brinjën e tij. b) Brinja e një gjashtëkëndëshi të rregullt është 7 cm. Gjeni perimetrin e tij. 2. Brinjët e një katërkëndëshi janë katër numra natyrorë të njëpasnjëshëm. Perimetri i tij është 14 cm. Gjeni gjatësinë e brinjëve të tij. 3. Një gjashtëkëndësh e ka perimetrin 38 cm. Katër nga brinjët e tij janë nga 7 cm. Gjeni gjatësitë e dy brinjëve të tjera, duke ditur se ato janë të barabarta ndërmjet tyre. 4. Brinja e katrorit është 9 cm. Një trekëndësh barabrinjës e ka perimetrin sa dyfishi i perimetrit të katrorit. Gjeni brinjën e trekëndëshit.5. Brinja e trekëndëshit barabrinjës është 16 cm. Gjeni brinjën e katrorit, i cili ka të njëjtin perimetër me trekëndëshin. 6. Katrori dhe pesëkëndëshi i rregullt kanë perimetra të barabartë. a) Gjeni brinjën e pesëkëndëshit, në qoftë se brinja e katrorit është 20 cm.b) Gjeni brinjën e katrorit, në qoftë se brinja e pesëkëndëshit është 12 cm. 7. Perimetri i një drejtkëndëshi është 22 cm. Gjeni brinjët e tij, në qoftë se gjatësia është 1 cm më e vogël se dyfishi i gjerësisë.

