Page 42 - Demo
P. 42


                                    405. GJEOMETRIA NË RRAFSH5.3 Trekëndëshi. Shuma e këndeve të brendshme në trekëndësh1. Brinjët e një trekëndëshi janë 3,5 cm; 5,2 cm dhe 7,8 cm. Gjeni perimetrin e tij. 2. Në një trekëndësh barakrahës, baza është 15 cm. Ajo është sa 43 e brinjës anësore. Gjeni perimetrin e trekëndëshit. 3. Eltoni ka një tel me gjatësi 42 cm. Ai dëshiron që, me të, të konstruktojë një trekëndësh me njërën brinjë 18 cm dhe brinjën tjetër 21 cm. A mund ta konstruktojë ai një trekëndësh të tillë? 4. A ekziston trekëndëshi me perimetër 80 cm dhe njërën brinjë 41 cm? Përgjigjja të argumentohet. 5. Me anën e këndmatësit, Iliri mati me kujdes këndet e një trekëndëshi dhe gjeti: m(∡A) = 74o; m(∡B) = 59o dhe m(∡C) = 48o. A i ka bërë mirë matjet Iliri? Argumentoni.6. Njëri kënd i trekëndëshit e ka masën 40o. Gjeni masën e këndeve të tjera të këtij trekëndëshi, në qoftë se ato janë në raportin 3 : 4. 7. 	 Në figurën 5.3, gjeni masën e këndit ∡AMB ndërmjet simetraleve AM dhe BM të këndeve të ngushta ∡A dhe ∡B. 8. 	 Në figurën 5.4, [AH] është lartësi e trekëndëshit ABC. Jepen m(∡ABH) = 42o dhe m(∡HAC) = 55o. Gjeni masën e këndeve me kulm A dhe C në trekëndëshin ABC. Fig. 5.3Fig. 5.4 AB H CABCM
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46