Page 43 - Demo
P. 43
41 5.4 Këndet e jashtme të trekëndëshit1. Në trekëndëshin barakrahës ABC ([AB] [AC]), m(∡B) = 40o. Gjeni masën e këndit të jashtëm në kulmin A.2. Në trekëndëshin barakrahës ABC ([AB] [AC]) njihet masa e këndit A, që është 70o. Gjeni masën e këndit të jashtëm me kulm në pikën B.3. Në trekëndëshin barakrahës MNP ([MN] [MP]) njihet masa e këndit ∡M, që është 50o. Gjeni:a) këndin midis përgjysmoreve të këndeve të jashtme me kulme N dhe P;b) këndin midis përgjysmoreve të këndeve të jashtme me kulme M dhe N.4. Nga pika M brenda trekëndëshit ABC janë hequr pingulet [MC1], [MB1], [MA1] përkatësisht mbi brinjët [AB], [AC], [BC]. Njihen masat e këndeve m(∡C1MB1) = 30o dhe m(∡B1MA1) = 50o. Gjeni:a) masën e këndeve të trekëndëshit; b) masën e këndeve të jashtme të trekëndëshit.5. Në trekëndëshin këndngushtë ABC, të tria lartësitë priten në pikën H. Njihen këndi m(∡AHB) = 120o dhe këndi m(∡BHC) = 100o. Gjeni masën e këndit të jashtëm me kulm në C.6. Në trekëndëshin këndngushtë ABC, të tria përgjysmoret priten në pikën O. Njihen masat e këndeve m(∡AOB) = 110o dhe m(∡BOC) = 130o.a) Gjeni masën e këndeve të trekëndëshit. b) Gjeni masën e këndin të jashtëm në kulmin A.7. Sa janë këndet e jashtme të trekëndëshit kënddrejtë barakrahës?8. Sa janë këndet e jashtme të trekëndëshit barabrinjës?

