Page 53 - Demo
P. 53
51 6.4 Trajta shkencore e shkrimit të numrit1. Krahasoni: a) 15 me 51; b) 221 me 122 c) 100 me 010; d) 07 me 70. 2. Të shkruhet numri 328 si një shprehje që përmban fuqi të dhjetës. Zgjidhje Shifra e qindësheve është 3, shifra e dhjetësheve është 2, shifra e njësheve është 8. Shkruajmë: 328 = 3·100 + 2·10 + 8·1 d.m.th. 328 = 3·102 + 2·101+8·10. 3. Sipas mënyrës së paraqitur më sipër, shkruani si shprehje që përmban fuqi të dhjetës numrin: a) 71; b) 568; c) 2485; d) 76342. 4. Shkruani si prodhim të një numri natyror me një fuqi të dhjetës (apo me të anasjellën e një fuqie të tillë): a) largesën Tokë – Diell (150 milionë km); b) masën e një elektroni (0,000 000 000 000 000 000 000 000 911 gram); c) rrezen e Tokës në ekuator (6378 km); d) largesën Tokë-Proksima e Centariumit (ylli më i afërt)(22 000 000 000 000 km). 5. Shprehni, duke përdorur fuqi të dhjetës (apo të anasjellat e tyre): a) numrin e milimetrave në 1 km; b) numrin e milimetrave katrorë në një sipërfaqe 100 m2; c) largesën e Jupiterit nga Dielli (770 000 000 km); d) rrezen e bërthamës së një atomi (0,000 000 000 0003 cm). 6. Gjeni vlerën e shprehjes x5 + x4 + x3 + x2 + x për vlerën e x: a) -1; b) 0; c) 10. 7. Gjeni vlerën e x nga barazimi: a) 2 10 = 4 ⋅5 x ; b) 10 4 12521 ⋅ = ⋅ x . 8. Uji rrjedh nga rubineti me shpejtësi 0,4 m3/s. Sa kohë duhet për të mbushur një rezervuar me vëllim 1,2 · 103 m3?

