Page 55 - Demo
P. 55


                                    537 7. RAPORTE DHE PËRPJESËTIME 7.1 Kuptimi i raportit 1. Sipas të dhënave të mëposhtme, krijoni dy raporte. Në çdo rast, sqaroni kuptimin e madhësisë që formohet dhe tregoni njësinë me të cilën matet ajo: a) Për 3 orë Mira lexoi 36 faqe. b) Me 50 euro u blenë 2 m mëndafsh. c) Duke bërë 10 hapa, Gimi eci 4 m. d) Printeri shtypi 30 faqe për 3 minuta. 2. Aliazhi prej plumbi dhe kallaji përmban 1,52 kg plumb dhe 0,76 kg kallaj. a) Në ç’raport janë marrë plumbi dhe kallaji? b) Ç’pjesë të masës së aliazhit përbën kallaji? 3. Sasinë e parave të dhëna nga prindërit, tre vëllezër e ndanë duke marrë: i pari 40% të parave, i dyti 35% të parave dhe i treti pjesën që mbeti. Sa është raporti i sasisë së parave: a) të të parit me të të dytin; b) të të tretit me gjithë sasinë e parave të dhëna nga prindërit? 4. 	 Sasinë e fletoreve të blera, vëllai me motrën e ndanë në mënyrë të tillë qëmotra mori 3 herë më tepër se vëllai. Gjeni: a) ç’pjesë të sasisë së fletoreve mori motra?b) ç’pjesë të sasisë së motrës mori vëllai? 5. Për lyerjen e dyerve dhe dritareve u përdorën 6,4 kg ngjyrë, sasi që është sa 74 e gjithë sasisë së ngjyrës që ndodhej në shtëpi. Sasia e ngjyrës që ishte në shtëpi ishte sa 74e sasisë që u ble në fillim të vitit. Sa kg ngjyrë u ble nëfillim të vitit?6. Brinja e një kubi është 10 cm, kurse brinja e një kubi tjetër është 5 cm. Gjeni raportin: a) e syprinave të përgjithshme të kubeve; b) e vëllimeve të tyre. 7. 	 Drini dhe Dritani janë shahistë. Drini, nga 18 ndeshje, fitoi 7, kurse Dritani,nga 12 ndeshje, fitoi 5. Cili ka arritur rezultat më të mirë?
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59