Page 56 - Demo
P. 56


                                    547. Raporte dhe përpjesëtime 7.2 Zbatime të raportit1. Janë dhënë segmentet e njëpasnjëshme [AC] dhe [CB]. Dihet që raporti AC : AB = 3 : 5. Me sa është i barabartë raporti i gjatësisë: a) AC : CB; b) CB : AB? 2. Nga 250 fara të mbjella, 10 u thanë. Gjeni sa për qind e farave ka mbirë? 3. Largesën midis qyteteve, makina e bëri për 3 orë. Orën e parë ajo përshkoi një të katërtën e largesës, kurse orën e dytë përshkoi një të tretën. Gjeni raportin e rrugëve të përshkuara në orën e parë dhe në orën e tretë. 4. Me ndihmën e makinës llogaritëse, gjeni raportin e numrit 9,729 (0,0912) me 84,6 (36,48). Shprehni këtë raport në përqindje. 5. Nga syprina 327 ha, u mbollën 225 ha. Sa është (në përqindje) raporti i pjesës së pambjellë me syprinën e përgjithshme? 6. Për plehërimin e perimeve dhe drurëve frutorë u përdor 32 e sasisë prej 18 kv të plehut kimik. Për plehërimin e perimeve u harxhua 43 e sasisë së plehut të përdorur. Sa kv pleh u përdorën për drurët frutorë? 7. Në tri kuti ka sfera që ndryshojnë vetëm prej ngjyrës. Në kutinë e parë ka 30 sfera, nga të cilat 24 sfera janë të kuqe. Në të dytën dhe në të tretën, që kanë përkatësisht 50 dhe 100 sfera, numri i sferave të kuqe është përkatësisht 25 dhe 40. Nga secila kuti, pa parë në to, nxirret nga një sferë. Në cilën kuti ka më tepër të ngjarë të dalë sferë e kuqe? 8. Në kopshtin zoologjik ka 110 zogj (papagaj, kanarina dhe dallëndyshe). Raporti i numrit të papagajve ndaj dallëndysheve është 5 : 4, kurse raporti i numrit të dallëndysheve ndaj kanarinave është 2 : 1. Sa papagaj ka në këtë kopsht?9. Në një kuti ndodhen sfera të kuqe dhe të bardha në raportin 8:3. Sfera të kuqe janë 30 më shumë se sfera të bardha. Gjeni numrin e sferave të secilës ngjyrë.
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60