Page 57 - Demo
P. 57


                                    55 7.3 Shprehja e raportit në përqindje 1. Në testimin në lëndën e matematikës për klasat e shtata, ndër 150 nxënës, 18 prej tyre morën notën 10 dhe 66 nxënës morën notën 9. Sa për qind e nxënësve u vlerësuan me nota më të ulëta se 9? 2. Gjatë zgjedhjeve në qytetin A, nga 21 mijë zgjedhës votuan 13 mijë, kurse në qytetin B, nga 19 mijë zgjedhës votuan 11 mijë. Në cilin qytet ka qenë më e mirë pjesëmarrja në votime? 3. Në shtator, një aksion kishte vlerën 250 euro, kurse në tetor vlera e tij u bë 200 euro. Me sa për qind u ul vlera e aksionit?4. Një apartament që, në vitin 2000 shitej për 50 000 euro, në vitin 2005 u shit për 70 000 euro. Me sa për qind u rrit çmimi i apartamentit? 5. Çmimi i librit shkollor u ul 10%. Sa kushton tani një libër, që më parë kushtonte 4,50 euro?6. Largesa midis dy qyteteve është 96 km. Orën e parë, autobusi përshkoi 30 km, kurse orën e dytë 42 km. Ç’përqindje e rrugës i ka mbetur për të përshkuar? 7. Në një enë u hodhën 240 g ujë dhe 10 g kripë. Pas ca kohe, 50 g ujë avulloi. Gjeni përqindjen e përmbajtjes së kripës në tretësirë a) në fillim; b) pasavullimit. 8. Në një depo kishte grurë, misër dhe tërshërë. Gruri përbënte 64% të drithit, kurse tërshëra 16% të drithit. Në trenin e mallrave ngarkuan gjithë grurin dhe misrin. Ç’përqindje të ngarkesës së trenit përbënte gruri? 9. Autobusi e bëri rrugën për tri orë. Orën e parë, ai përshkoi 40% të rrugës, orën e dytë 60% të rrugës së mbetur. Dihet që orën e tretë, autobusi bëri 40 km më pak se orën e dytë. Gjeni sa km ishte gjatësia e rrugës.
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61